Casemiro e `tradhton` Modricin: `Topin e Artë` e meriton CR7

Casemiro e `tradhton` Modricin: `Topin e Artë` e meriton CR7

Cristiano Ronaldo duhet të fitojë “Topin e Artë” këtë vit në vend të Luka Modric.

Këtë e thotë spanjolli i Real Madridit, Casemiro, bashkëlojtar i yllit të Kroacisë. Isco mbështeti Modric për ta fituar çmimin prestigjioz individual për herë të parë, pasi shkëlqeu në fitoren ndaj Romës në Champions, të mërkurën.

Modric, i cili fitoi “Topin e Artë” në Kupën e Botës dhe e çoi Kroacinë në finale të “Rusia 2018”, krijoi golin e dytë të Real Madridit me një pasim të ponderuar për Gareth Bale. Në kontrast të thellë, Ronaldo u dëbua në paraqitjen e tij të parë të Ligës së Kampionëve për Juventusin, pasi u përplas me mbrojtësin e Valencia, Jeison Murillo, në një incident jashtë lojës aktive.

Golat e Ronaldos e ndihmuan Real Madridin për një kurorë të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, para se të largohej për te Juventusi. Dhe Casemiro ndjen se kapiteni i Portugalisë meriton të gjashtin “Top të Artë”. “Viti i Luka ka qenë spektakolar, – u tha Casemiro gazetarëve në një intervistë pas ndeshjes. – Por, sipas mendimit tim, “Topi i Artë” duhet t’i jepet Cristiano Ronaldos, sepse ai ka qenë më i miri gjatë sezonit të kaluar”.

Një fitore me tre gola ndaj Romës në “Santiago Bernabeu” iu dha kampionëve europianë në fuqi tri pikët e para në Grupin G, në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Julen Lopetegui.