Distria Krasniqi u eliminua nga Botërori i xhudos

Distria Krasniqi u eliminua nga Botërori i xhudos

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, u mposht nga ukrainasja Daria Bilodid, në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror që po mbahet në Baku.

Nga kjo ndeshje, në të cilën u mposht me “waza-ari”, Kelmendi i fitoi 200 pikë olimpike
Ajo e kishte filluar rrugëtimin në këtë gare me fitore, duke e mposhtur garuesen Solis të Guatemalës, në kategorinë -48 kg, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, ndeshja e rrethit të dytë, kundër Bilodidit, shihej si një finale para finales, pasi që ukrainasja ka qenë duke e dominuar këtë kategori.

Në vazhdim, të shtunën, në këtë garë do të paraqiten edhe Nora Gjakova dhe Akil Gjakova.