Gjyqtari i famshëm anglez bëhet “avokati” i Ronaldos

Gjyqtari i famshëm anglez bëhet “avokati” i Ronaldos

“Ronaldo ka qenë i pafat. Pati një shtyrje të vogël dhe ishte faull ndaj Murillo, por nuk kishte sjelle të dhunshme. Maksikumi një karton i verdhë, për arsye se kontakti ishte larg topit,” – këto kanë qenë fjalët e gjyqtarit anglez Mark Clattenburg, për gazetën “Daily Mail”, ku ka komentuar kartonin e kuq të marrë nga Cristiano Ronaldo në minutën e 30-të të ndeshjes që Juventus fitoi 2-0 ndaj Valencia,

Ky ishte karton i parë i kuq për Ronaldo në 154 ndeshje në Champions.

“Kontakti ishte minimal dhe nëse unë do të isha gjyqtar do të kisha dhënë faull për Valencia dhe nga një karton të verdhë për dy futbollistët. Unë mendoj se Ronaldo do të skualifikohet vetëm për një ndeshje, si pasojë e kartonit të kuq. Çdo dënim tjetër do të ishte shumë i ashpër,” – tha Clattenburg.