Milner: Jam rritur pa fanellë të kuqe

Milner: Jam rritur pa fanellë të kuqe

James Milner ka zbuluar se babai i tij, një tifoz i Leeds, e ka ndaluar të veshë ngjyrën e kuqe teksa është mësuar të urrejë Manchester United që i vogël.

 

Mesfushori ka pranuar se nuk ka pasur asnjëherë një bluzë të kuqe në dollap kur ishte fëmijë për shkak të babait të tij.

Gjithsesi, Milner tani ka konfirmuar se babai i tij është i lumtur që e sheh çdo fundjavë me fanellën e Liverpool që prej vitit 2015.

“Po, është e vërtetë,” pranon Milner për FourFourTwo kur pyetet për influencën e babait të tij.

“Tifozët e Leeds rriten duke urryer Manchester United, si rival, kështu që e kuqja nuk lejohej.

“Nuk kam pasur asnjëherë një bluzë të kuqe, mendoj se për të parën herë që kam veshur një fanellë me ngjyrë të kuqe ka qenë tek Anglia.”