Zhgënjeu në Beograd, Hysaj rrezikon të mbetet në stol

Zhgënjeu në Beograd, Hysaj rrezikon të mbetet në stol

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti mbeti shumë i zhgënjyer nga barazimi që skuadra e tyre mori në Beograd përballë Zrvena Zvezdën.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane tekniku italian menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Beograd shkoi në dhomat e zhveshjes për të bërë kritikat e tij sidomos për fazën sulmuese.

“Ne ishim të ngadaltë” mësohet të ketë thënë trajneri napolitan.

Në ndeshjen që skuadra do të zhvillojë me Torinon në Seria A, priten tre ndryshime të bujshme në formacion.

Malkuit do të jetë ai që do të ulë në stol mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ndërkohë në mesfushë do të hapet vend për Hamsik, ndërsa në sulm do të luajë Mertens në vend të një Milik i cili ka qenë në hije këto ndeshje.