Milani e Arsenali e nisin më fitore aventurën në Europa League

Milani e Arsenali e nisin më fitore aventurën në Europa League

Milani dhe Arsenali e kanë nisur më këmbën e mbarë aventurën në Europa League. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso kanë fituar në transfertë minimalisht 1-0 ndaj skuadra nga Luksemburgu, Dudelange.

Një gol i shënuar nga Gonzalo Higuain i ka mjaftuar skuadrës italiane për të marrë 3 pikët e para në grup.

Nuk zhgënjeu as Arsenali që fitoi 4-1 ndaj Vorskla Poltava. Dy gola të Aubameyang, një i Welbeck dhe një i Ozil kanë bërë që goli i Chesnakov të vlejë sa për statistika.

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja me përmbysje e Leverkusenit në transfertën ndaj Ludogorets, PAOK mund 2-0 Qarabag.