As pozita dhe as opozita nuk janë në nivel të detyrës

As pozita dhe as opozita nuk janë në nivel të detyrës

Njohësi i proceseve politike në vend, Mazllum Baraliu, ka kritikuar pozitën dhe opozitën për mosefikasitetin e Kuvendit të Kosovës për çështje të rëndësisë kombëtare.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se asnjëra palë nuk është në krye të detyrës dhe përgjegjësisë që kanë.

Baraliu e ka ftuar pozitën dhe opozitën t’i kthehen gjuhës së konsensusit, sidomos për çështjen e dialogut me Serbinë.

Ai ka shprehur skepticizëm se mund të gjendet një konsensus për këtë çështje, duke shtuar se praktika e deritashme ka treguar se kjo klasë politike nuk mund t’i kalojë interesat e ngushta.

Sipas Baraliut, nëse kjo nuk arrihet, alternativë e vetme mbesin zgjedhjet e reja.