Balija: Sektori privat krijues i vendeve të reja të punës

Balija: Sektori privat krijues i vendeve të reja të punës

Në konferencën e mbajtur dje të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, Bashkimi Evropian në Kosovë si dhe Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim nën moton “Ne krijojmë punësim” Balija tha se “sektori privat është akteri kryesor që krijon vende të reja të punës ndersa pa mbeshtetjen e Qevrisë kjo nuk eshte e mundur sepse eshte Qeveria ajo e cila mundeson politikat per nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Shpend Balija, është shprehur se “Ne jemi mirënjohës për punën që Qeveria është duke e bërë dhe për partneritetin e fuqishëm me Këshillin e Investitorëve Evropianë.  Ka shumë aspekte pozitive për investitorët në Kosovë përfshi edhe aspektin fiskal dhe për këtë ne jemi shumë mirnjohës dhe e vlerësojmë lartë, por sot do të fokusohemi në barrierat të cilat kanë mbetur ende dhe që duhet të eliminohen.”
 
Për më shumë Balija ka elaboruar pikat në pesë sektorë të ndryshëm të cilat janë barriera aktuale për sektorin privat dhe kanë ofruar rekomandimet e tyre mbi këto sfida. 
 
Konferenca ka vazhduar me pjesen e parë me temën: Klima e investimeve në Kosovë ku janë diskutuar sfidat dhe mundësitë që Kosova paraqet ndaj investitorëve të huaj por edhe atyre vendor dhe pikat ku mundet të bëhet më shume.  Ndërsa në panelin e dytë me temen: Nxitja e konkurrueshmërisë në sektorin privat është diskutuar rreth konvergjences ekonomike dhe se si kompanitë vendore mund të janë më konkurente në treg  në raport me vendet e rajonit si dhe Bashkimit Evropain.
 
Për herë të parë në Kosovë u publikua dokumenti më i rëndësishëm për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”.  Ky dokument iu dorëzua Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve relevante vendore si dhe nderkombetare.