Figura e Skënderbeut na frymëzon edhe sot

Figura e Skënderbeut na frymëzon edhe sot

Në kuadër të manifestimit tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, është mbajtur tryeza me temën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 55 vjetorin e kalimit në përjetësi”.

Kryetari i këshillit organizativ, Dom Jeton Thaçi, çmoi lart këtë organizim i cili, sipas tij, ka luajtur dhe vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm në zhvillim e kulturës, letërsisë, gjuhës, letërsisë, artit, traditës shqiptare.

Ai nuk kaloi pa përmendur edhe vitet e vështira të okupimit serb kur ishte ndaluar promovimi i historisë dhe kulturës shqiptare, prandaj ishin këto organizime që morën mbi supe barrën e rezistencës shqiptare.

Organizatori i la kohë dhe vend në fjalimin e tij edhe Dom Mikelit, priftit që dha kontributin kryesor që të hapet shkolla e parë shqipe në Kosovë, pikërisht në fshatin Stubëll.

Sipas tij, ishte prifti ai që beri të mundur që perandoria austro-hungareze të lejojë dhe të pranojë hapjen e shkollës shqipe në Stubëll, e cila ishte e para shkolle shqipe në Kosovë.

Thaçi më tej ka kujtuar figurën e heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Katriotit, për të cilin tha se është edhe sot pikë referimi dhe busull që na orienton drejt vlerave perëndimore.

“Kjo figurë (e Skënderbeut) shpresoj të jetë burim frymëzimi për sigurimin e një shoqërie më të shëndetshme bazuar në vlerat kombëtare dhe universale njëkohësisht. Uroj që këto figura dhe këto takime të jenë për secilin prej nesh frymëzim i atdhedashurisë”  , ka potencuar Thaçi

Ndërkohë, fjalë të mëdha për Stubllën dhe historinë e saj ka folur rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, i cili vlerësoi kontributin që ka dhënë kjo vatër për çlirimin e vendit dhe avancimin e kulturës shqiptare.

Manifestimi ka vazhduar me pas me mbajtjen e ligjëratave nga studiuesit prof. Dr. Jahja Drançolli nga Prishtina, dr. Antoni Belushi dhe Lucia Nadin nga Italia, dr. Mark Palnikaj nga Tirana, Muzafer Bislimi nga Shkupi dhe dr. Orestina Gjergji Aliu nga Shqipëria.

Autorët mbrojtën pretendimin se Skënderbeu kishte rrënjë etnike shqiptare. Po ashtu, studiuesit shprehën qëndrime të tilla që mbështesin tezën se shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre dhe kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre.

Manifestimi do të vazhdojë me orën e madhe letrare.