Therje me thikë në Vushtrri

Therje me thikë në Vushtrri

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi ai në një kafiteri ishte përfshi në një rrahje dhe me një thikë e kishte therë viktimën mashkull, të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima  për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar dhe hospitalizua në QKUK. Në rast kanë qenë të përfshirë edhe tre të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati.

Lëndime trupore kishte marrë edhe i dyshuari dhe një person tjetër mashkull, të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të Prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.