Vdes pasi bie në kanal

Vdes pasi bie në kanal

Një person ka humbur jetën në Gjilan, pasi derisa ishte duke punuar në oborrin e tij, ka rënë në një kanal i cili ishte hapur me ekskavator dhe është ngujuar nga dheu.

Sipas Policisë, njësia e kërkim shpëtimit nga zjarrfikësit kanë arritur ta lirojnë nga dheu viktimën dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo përkundër përpjekjes së ekipeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë.

Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve.