Një 18 vjeçar arrestohet për vrasjen në Deçan

Një 18 vjeçar arrestohet për vrasjen në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari SH.G i lindur në vitin 2000 është personi i arrestuar për vrasjen në Deçan.

“Sot me datën 23 shtator 2018 rreth orës 11:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rr. “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur rasti”, njofton Policia.

Viktima është A.T, 28 vjeçar i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në spitalin rajonal në Pejë.

“Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje ’. Personi i dyshuar SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, njofton Policia rajonale në Pejë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /KosovaPress/