
17:32 / 25.09.2018
Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë
Moti i përkeqësuar me erë të fuqishme dhe deti me dallgë deri në 7 ballë ka bërë që të pezullohet lundrimi detar.
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur për shkak të erërave të fuqishme.
Sipas parashikime, në orët e mbrëmjes fuqia e erës do të shtohet dhe lëvizja në det do të jetë e rrezikshme për mjetet lundruese.