Greqi, asgjësohen mbi 4 ton domate me pesticide nga Shqipëria e Itala

Greqi, asgjësohen mbi 4 ton domate me pesticide nga Shqipëria e Itala

Autoritetet greke kanë sekuestruar më shumë se 4,5 tonë domate me prejardhje nga Italia dhe Shqipëria.

Domatet, me peshë 4.602 kilogramë, ishin importuar nga Shqipëria dhe Italia, për llogari të dy firmave greke që importojnë produkte bujqësore.

Pas analizimit laboratorik të kampionëve të marra, nga agjencia përkatëse shtetërore e Pireut, u konstatua se domatet kishin mbetje pesticidesh në nivele më të larta se limitet maksimale të lejueshme.

Menjëherë autoritetet kanë avancuar në tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e sasisë së perimeve të rrezikshme, ndërsa në të njëjtën kohë kanë njoftuar se do të vazhdojnë kontrollet me qëllim ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve.

Importimi i perimeve nga vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia është intensifikuar vitet e fundit, për shkak të çmimit të ulët me të cilin ato ofrohen për tregtinë me shumicë.

Po shpesh herë cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Muajin e kaluar, në tregun qendror të fruta perimeve në Athinë u bllokuan dhe u asgjësuan rreth 3 ton domate të ardhura nga Shqipëria, për shkak se shumica ishin të kalbura ose me gjurmë myku./oranews