Adelheid Feilcke: Tabuja për kufinjtë është thyer

Adelheid Feilcke: Tabuja për kufinjtë është thyer

Analistë të huaj dhe vendor ekskluzivisht për emisionin “Udhëve” në RTK kanë folur për temën e korrigjimit të kufinjëve, raporton rtklive.com

Krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë ka nxitur idenë për korrigjim të kufijve, që është paraqitur nga Presidenti Hashim Thaçi, si mënyrë për t’i evituar kompetencat ekzekutive të këtij asociacioni. Emisioni “Udhëve” në RTK ka bërë një analizë të detajuar nëse për Kosovën është më i pranueshëm korrigjimi i kufinjëve apo asociacioni

Në një prononcim për emisionin “Udhëve”, Adelheid Feilcke, drejtoreshë e departamentit të Deutche Ëelle (DË) për Europë ka vlerësuar që po zhvillohen bisedime mes palëve.

“Është pozitive që bisedimet janë të hapura dhe pa tabu. Ndër tabutë ka qenë deri tani gjtihmonë edhe tema e ndryshimit të kufijve. Nëse në fund të dialogut mes palëve si të barabarta dhe në konsensus të përbashkët edhe me miratimin e popullsisë konceptohet një zgjidhje, e cila përmban edhe ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh, atëherë nuk ka përse kjo të kundërshtohet nga jashtë. Por kjo nuk është primare. E rëndësishme është që së pari të krijohet klima e besimit dhe të ketë vullnet të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe korrekte. Vetëm pas kësaj – sipas mendimit tim - mund të bisedohet për gjithçka”, ka thënë Feilcke, ekskluzivisht për emisionin “Udhëve” në RTK.

Në anën tjetër, Janusz Bugajski, studiues i Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane, ka thënë se është një problem i madh këtu dhe ende ai nuk ka parë një dialog të njëmendtë mes Beogradit dhe Prishtinës në këtë temë. “Po shoh vetëm deklarime nga udhëheqës të ndryshëm politikë, përfshirë Presidentin Thaçi dhe Presidentin Vuciq, nuk po shoh ndonjë qëndrim të përbashkët dhe nuk po e shoh se është pranuar se duhet të përmbushen disa parakushte të caktuara para se të mund të zhvillohen diskutime të tilla. Me fjalë të tjera, Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur. Sepse vetëm dy shtete sovrane mund t’i diskutojnë këmbimet e territoreve mes tyre. Por nuk po e shoh se është hedhur ky hap”, ka thënë Bugajski.

Mendime të ndryshme për këtë temë kanë shprehur edhe Nenad Rashiq, Kryetar i Partisë Progresiste, Naim Rashiti nga Grupi për Kërkime dhe Politika të Ballkanit si dhe analisti i pavarur Migjen Kelmendi.


MË SHUME NGA Aktuale