Historia e jashtëzakonshme e Legjionit të Huaj Francez

Historia e jashtëzakonshme e Legjionit të Huaj Francez

Shumica e njerëzve mund të kenë dëgjuar për Legjionin e Huaj Francez në filmat e vjetër apo historitë e viteve 1930-1940. Më së fundmi në filma si “Mumja”, ku aktori protagonist Brendon Frejzër luan rolin e anëtarit të Legjionit të Huaj Francez.

Koncepti mbi Legjionin, është se ai i një njësie ushtarake për njerëzit që kanë nevojë të largohen nga problemet e tyre familjare, dhe që përfundojnë duke shkuar në mjedise të ashpra në anën tjetër të botës. Por si çdo forcë ushtarake që ka fituar imazhin e të qënit plot me ushtarë të ashpër, ka shumë aspekte të Legjionit që vlen t’i kuptoni më mirë.    

  1. Një origjinë jo shumë e nderuar

Legjioni i Huaj, u ngrit nga mbreti Luis-Filip në vitin 1831, si një lloj “karremi” për të mashtruar të gjithë revolucionarët e mbijetuar nga revolucioni i korrikut i vitit 1830, duke i dërguar ata në një vend të largët, në vend se t’i ekzekutonte ata. Legjoni ishte gjithashtu një metodë për të hequr qafe emigrantët. Prandaj popullata e tij ishte që në fillim shumë e larmishme. Vetëm pas Luftës së Parë Botërore, Legjioni do të fitonte një respekt të gjerë në Francë.    

  1. Njësia ushtarake me historinë më të vjetër

Njësia speciale, është aktive ende sot vatrat me të nxehta të konflikteve në botë. Ajo u angazhua në Luftën e Parë të Gjirit, Luftën e Irakut, në Republikën e Afrikës Qendrore në vitin 2014 dhe që nga viti 2016 është përfshirë në luftimet kundër talebanëve në Afganistan.

Legjioni nuk ka madhësinë e dikurshme, që ishte rreth 45 mijë trupa në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Por duke pasur parasysh se forca e tij aktive, afërsisht 8.000 ushtarë të ndarë në 7 regjimente, mbetet ende një njësi që nuk duhet nënvlerësuar.

  1. Beteja që u siguroi lavdinë

Në vitet 1860, ndërsa Amerika ishte e zënë me Luftën Civile, Franca pushtoi Meksikën për të mbledhur borxhet e vonuara të kësaj të fundit, por në fakt perandori Napoleoni III donte të ndërtonte një perandori të re. Në prillin e vitit 1863, një ushtri meksikane me rreth 3 mijë ushtarë marshoi drejt një karvani të madh me furnizime pranë fshatit Kamaron, të cilat qenë jetike për trupat franceze që kishin rrethuar qytetin e Vera Kruzit.

Në mbrojtje të tij u dërgua një njësi e Legjionit me vetëm 64 ushtarë. Pas një lufte 11-orëshe secili nga legjionarët u vra, u plagos ose u kap rob. Një ushtar belg u qëllua 19 herë. Por deri në fundin e tyre ata kishin vrarë 300 meksikanë, dhe kishin gjuajtur rreth 4000 herë.

  1. Padi në gjykatë për mënyrën ekstreme të stërvitjes

Legjioni ka një trajnim tejet rraskapitës. Dhe detajet e tij u bënë publike në vitin 2008, ku 25-vjeçari sllovak Jozef Tvarusko, po merrte pjesë në stërvitje ekstreme në shkretëtirë. Ai pretendoi se 4 prej trajnerëve të tij kishin abuzuar me të gjatë trajnimit, duke përfshirë marrjen e ujit dhe mohimin e ankesës për shkak të për një gjuri të lënduar. Ai u godit dhe u la për orë të tëra nën diellin përvëlues. Teksa po kërkonte ujë, u rrëzua përtokë dhe u shpall i vdekur brenda 2 orëve. Katër trajnuesit u akuzuan për vrasje, por vetëm 2 prej tyre u ndëshkuan.

  1. Krizat shëndetësore

Në vitin 1900, 4 mijë legjionarë marshuan në këmbë për 1.134 milje në 72 ditë nëpër terrenet e ashpra shkretinore në Marok, me vetëm 6 gjashtë prej tyre që ia dolën deri në fund. Legjionarët shpesh ishin të pambrojtur ndaj sëmundjeve të zonës. Mes viteve 1887-1907, 10 herë më shumë ushtarë vdiqën nga sëmundjet, sesa nga të gjitha rreziqet që lidheshin me luftërat.

  1. “La Miss”, anëtarja e vetme grua e Legjionit

Suzan Trejvërs u bë legjionare në vitin 1940. Ajo vinte nga një familje e pasur, ndërsa i ati kishte qenë një ushtarak i lartë. Pas pushimit të Francës nga Gjermani, ajo u bë shofere e ambulancës në shërbim të Legjionit, që ishte angazhuar në në Afrikën e Veriut për fushatën kundër armatës së famshme të Ervin Romelit. Si pasojë e shërbimeve të saj të çmuara, Suzana që kishte marrë nofkën “La Miss”, fitoi medaljen e Legjionit të Nderit.

  1. Ushtarët e parë të Amerikës në Luftën e Parë Botërore

Shumë ushtarë amerikanë u bënë pjesëtarë të Legjonit të Huaj Francez, nga ku kishin mundësi për të dhënë një kontribut maksimal. Anëtari i parë amerikan i Legjionit që vdiq në luftë, ishte Eduard Stoun më 15 shkurt 1915. Njëri nga legjionarët e tjerë ishte Eugjen Bullard, i cili u bë piloti i parë luftarak amerikan. Ai hapi pas lufte një klub nate në Paris, dhe spiunoi klientët gjermanë kur filloi Lufta e Dytë Botërore.  

  1. Propaganda hipnotike e nazistëve

Në fillim të viteve 1930, meqenëse Gjermania nuk ishte në luftë me askënd, një nga opsionet më të dukshme për të kënaqur ëndrrat e djemve të rinj për lavdi ushtarake, ishte të përfshiheshin në Legjionin e Huaj Francez. Por shumë shpejt nazistët nisën të djegin të gjitha llojeve e librave për Legjionin e Jashtëm Francez. Ministri i Propagandës, Josef Gëbels, nisi të përhapë konceptin se gjermanët e rinj që bindeshin të futeshin në Legjion, e bënin këtë si pasojë e nënshtrimit ndaj hipnozës.

  1. Infiltrimi nazist

Ushtria gjerman pati ndryshim drastik në qasjen e tij ndaj Legjionit, duke vënë në zbatim një skemë djallëzore. Ajo dërgoi në Legjion anëtarët më besnikë të Rajhut, që ose ta shkatërronin njësinë si një forcë luftimi për Francën, ose të eleminonin në fshehtësi çdo anëtar të padëshirueshëm, veçanërisht hebrenjtë dhe sllavët.

Në fillim kjo funksionoi, pasi për disa vite gjermanët zinin përqindjet më të mëdha të oficerëve dhe të ushtarëve të paautorizuar. Njësia nuk u rebelua zyrtarisht kundër qeverisë franceze, por pati një moment ku anëtarët gjermanë të Legjionit luftuan kundër ushtarëve francezë, që ishin rekrutuar për Rajhun dhe fituan.

  1. Dien Bien Phu

Humbja e luftës në Vietnam në vitin 1954, ishte një nga moment më të errëta. Ndër 10.000 ushtarë që mbronin fortesën Dien Bien Phu, 4 ishin batalione Legjionarësh. Ata luftuan me trrimëri por u zbrapsën hap hapi, pasi mbetën pa furnizime dhe ndihmë nga ajri.

Fortesa ra pas një serie sulmesh të rënda më 8 maj. Nga mbrojtësit që ranë robër të vietnamezëve, vetëm 30 për qind e tyre do të mbijetonin. Një nga të mbijetuarit gjermanë, e krahasoi më vonë krahasoi kampin e tyre me Dahaun dhe Buhenvaldin./bota.al/