Bien vlerësimet e premierës së "The Walking Dead"

Bien vlerësimet e premierës së "The Walking Dead"

Gjatë kësaj jave, aksionet e AMC Networks kanë rënë më shumë se 10%, ndërsa analistët e Wall Street e vëzhgojnë nga afër ‘The Walking Dead’ dhe tentojnë të kuptojnë se çfarë do të thotë rënia e konsiderueshme e vlerësimeve të premierës së saj të nëntë për perspektivën e kompanisë.

Vlerësimet për episodin e së dielës ranë 47% në shikuesit e përgjithshëm, duke e kthyer shfaqjen në nivelet e shikueshmërisë së fundi të parë në vitin 2011, raporton Deadline.

"Në tërësi, ne jemi të shqetësuar se rënia e audiencës së përgjithshme dhe plakja e audiencës, mund të krijojë më shumë presion mbi tendencat e të ardhurave nga reklamat e kompanisë sesa që është vlerësuar aktualisht nga investitorët" shkroi Michael Morris nga Guggenheim, transmeton RTKlive.

"Ndërsa kompania ka bërë përparim të rëndësishëm në diversifikimin e bazës së tij të reklamimit (duke zgjeruar listën e programeve origjinale dhe duke fituar një interes të konsoliduar në BBC America), ne vazhdojmë të besojmë se The Walking Dead është një kontribues i rëndësishëm në të ardhurat totale të kompanisë", shtoi Morris.