Sonte në RTK, Kosova-Malta

Sonte në RTK, Kosova-Malta

Sonte gjitha rrugët çojnë drejt stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maltën, në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanët” pas fitores së madhe kundër Ishujve Faroe, synojnë trepikëshin e radhës kundër maltezëve.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të i stërmbushur, sepse interesimi për këtë ndeshje është tejet i madh nga qytetarët e Kosovës, madje, vetëm brenda pak orësh janë shitur gjitha biletat.

Përfaqësuesja jonë, ka tri ditë që është përgatitur për duelin me Maltën nga e cila djemtë synojnë fitore në mënyrë që të bëjnë hapin e madh për të “blinduar” vendin e parë në grup.

Atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë, dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm që të japin maksimumin për fitoren në këtë ndeshje që pritet të sjellë një spektakël në “tempullin” e futbollit ‘Fadil Vokrri’.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka konfirmuar së dyert e stadiumit do të hapen në orën 18:00, kurse, ndeshja mes Kosovës dhe Maltës nis në orën 20:45. Emocionet e kësaj ndeshje mund t'i ndiqeni veq në RTK dhe atë në formatin HD.