Theu rekord si berberi më i vjetër në botë, 107 vjeçar

Theu rekord si berberi më i vjetër në botë, 107 vjeçar

Anthony Mancinelli është 107 vjeç dhe ka thyer rekord si berberi më i vjetër në botë.

I lindur në Napoli në vitin 1911,ai emigroi në Nju Jork me familjen e tij në moshën 8 vjeç. Dhe Mancinelli  është futur në Librin e Rekordeve Gines në vitin 2007 në moshën 96 vjeçare.

Ai zotëron një sallon flokësh 'Fantastic Cuts' që është rreth 1 orë nga New York.

I moshuari punon me orar të plotë dhe e nis punën në orën 08:00.

Anthony filloi punën si berber kur ishte vetëm 11 vjeç dhe që nga ajo moshë nuk e ka braktisur profesionin.

I pyetur për jetëgjatësinë e tij, Mancinelli tha se nuk ka pirë kurrë duhan apo pije alkoolike.

Një arsye se pse vazhdon të punojë, është se i moshuari qëndron i zënë dhe optimist pas vdekjes së gruas së tij, Carmella, 14 vjet më parë.

Mancinelli jeton vetëm, jo shumë larg sallonit në New Windsor

Ai i jep vetë makinës, nuk ka nevojë për syza, gatuan vetë dhe shikon televizor, ndërsa ëshët tifoz i madh i wrestling.