Vendet më të lumtura në botë, ja kush është e para

Vendet më të lumtura në botë, ja kush është e para

Vendi ku njerëzit janë më të lumtur se kurrë është Finlanda.

Këtë të mërkurë është publikuar raporti që vlerëson 156 shtete nga niveli i lumturisë, duke u bazuar në disa faktorë si jetëgjatësia dhe korrupsioni.

Vendet nordike si Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda renditen në të parat. Nuk është aspak për tu habitur pasi ka disa vite që janë vlerësuar në këtë mënyrë.

Kosova ka marrë vendin e 66-të, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 112. Fundi i listës ka shtetin afrikan të Burundit.

Nëse po mendoni ku është Amerika pasi konsiderohet si shtet i fuqishëm, është në vendin e 18. Nuk njihet si vend ku njerëzit janë shumë të lumtur, pavarësisht se të ardhurat e pasuria rriten vazhdimisht.