Stanaj publikon versionin e tij të këngës “Amorfoda”

Stanaj publikon versionin e tij të këngës “Amorfoda”

Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Stanaj, ka publikuar një “cover” të ri.

Këngën që e ka realizuar në versionin e tij Albert Stanaj është “Amorfoda” nga Bad Bunny.

Një mënyrë plotësisht natyrale e largimit të aromës të pakëndshme nga këmbët

Tashmë video është publikuar në rrjetin social YouTube dhe mund të dëgjohet në version të plotë.

Këngëtari kështu vazhdon lansimin e projekteve ashtu si i paralajmëroi.

Stanaj qëndroi gjatë verës në Kosovë.

Ai performoi në festivalin Sunny Hill bashkë me emra të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.

Stanaj shpesh është komplimentuar për potencën vokale nga emra si Drake e yje tjera botërore.