
12:09 / 11.10.2018
R-Jan publikon projektin e ri “JaJa”
Reperi i ri nga Prishtina, R-Jan, ka publikur projektin e ri të tij
.“JaJa” titullohet kënga e re e reperit, një projekt ritmik.
Kënga në pak orë ka arritur 20 mijë klikime.
Projekti është tejet ritmik i punuar nga BigDeal Records.
Videoklipi është xhiruar nga Imagine Films.
R-Jan më parë lansoi këngën “Benz”, mjaft i pëlqyer nga publiku.
Ai më parë ka qenë i përfshirë në një incident kur rrahu reperin Fero, ndërsa së fundmi ishte i arrestuar pasi gjuajti në drejtim të tifozve të Dritës së Gjilanit pas ndeshjes së futbollit që u zhvillua në Pejë.