VIDEO-Veseli thirrje opozitës: Interesi i shtetit para atij partiak

VIDEO-Veseli thirrje opozitës: Interesi i shtetit para atij partiak

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur sot takimin e thirrur me përfaqësues të partive politiken pushtet dhe atyre në opozitë me qëllim të harmonizimit të mendimeve për një rezolutë lidhur me dialogun me Serbinë.

Në takimin  e thirrur nga kreu i Legjislativit kanë marrë pjesë përfaqësues të partive në pushtet, përfshirë edhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj dhe zv. kryeministrin Fatmir Limaj, por që të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga PSD-ja dhe Alternativa ,derisa dy subjektet tjera politike opozitare, LDK-së dhe VV  kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Pas përfundimit të këtij takimi i cili ka zgjatur për një orë e gjysmë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë me gazetarë, i cili tha se ka qenë një takim shumë konstruktiv dhe se rezoluta përfshinë gjithçka që ka kërkuar pozita dhe opozita.

“Kemi pasur një takim shumë konstruktiv. Kosova duhet të jetë me një zë dhe qëndrim rreth platformës së vet. Rezoluta e propozuar përfshin gjithçka që opozita dhe pozita kanë kërkuar. Kam një mesazh për partitë opozitare ‘nuk mund te jetë Kosova fushëbetejë për pushtet. Më e rëndësishme është e ardhmja se çdo kolltuk’”, tha ai.

Ai iu bëri thirrje  partive opozitare që mos bojkotojnë takim et e tilla, por që i gjithë spektri politik në vend të unifikohet kur janë në pyetje interesat shtetërore.

“Duhet të arrijmë koncenzues me qëllim që Kosova të dal sa më e fuqishme përball Serbisë. I bëjë thirrje partive opozitare që t’i lënë interesat partiake,  por që të unifikohemi kur janë në pyetje interesat shtetërore”, tha Veseli.