Berlini: Çështja për dëmet e luftës ndaj Greqisë është mbyllur

Berlini: Çështja për dëmet e luftës ndaj Greqisë është mbyllur

Qeveria gjermane konsideron se çështja për reparacionet ushtarake ndaj Greqisë është "mbyllur juridikisht dhe politikisht", deklaroi zëdhënësi i Qeverisë në Berlin, Shtefan Zajbert, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për pretendimet e reja nga disa politikanë grekë.

"Me të vërtetë shumë herë e kemi shqyrtuar atë çështje. Pozicioni ynë është se çështja për reparacionet gjermane ka përfunduar juridikisht dhe politikisht. Ai pozicion nuk ka ndryshuar. Përveç kësaj, lidhur me këtë çështje nuk ka kurfarë hapa zyrtarë nga ana e autoriteteve greke", theksoi Zajbert, transmeton MIA.

Ai theksoi se nuk ka kurfarë informate për marrëveshje mes qeverisë greke dhe asaj polake për dukuri të pretendimeve të reja për reparacione nga Gjermania.

Sipas disa mediumeve perëndimore, të cilat u referohen burimeve qeveritare në Athinë, presidenti grek, Prokopis Pavlopullos do të mund sërish, gjatë vizitës së kolegut gjerman, Frank-Valter Shtjanmajer sot dhe nesër, t'i vendosë në rend dite pretendimet e Greqisë për qindra milionë reparacione gjermane.