Akropoli i Athinës mbyllet për shkak të grevës

Akropoli i Athinës mbyllet për shkak të grevës

Tempulli më i vizituar antik në botë, Akropoli i Athinës, si edhe më shumë vende arkeologjike në Greqi janë mbyllur për vizitorët për shkak të grevës 24-orëshe, të organizuar nga sindikata e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës.

Dhjetëra turistë, duke mos ditur për grevën, arritën sot para Akropolit.

Sindikata greke, e cila i përfaqëson të punësuarit në lokacionet antike në vend dhe në muzetë shtetërore, pohon se Qeveria nuk ka bërë regjistrimin e pronës me pronë publike, e cila i është dorëzuar Fondit për privatizim gjatë programit ndërkombëtar për ta ndihmuar Greqinë, transmeton MIA.

Ministria e Kulturës greke i hodhi si të pabaza pohimet e sindikatës se vendet me rëndësi historike dhe arkeologjike janë përfshirë në pronë, e cila është nën kontrollin e Fondit.