Dy aksidente fatale për 24 orë, 47 të tjera me të lënduar

Dy aksidente fatale për 24 orë, 47 të tjera me të lënduar

Për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente, ku dy prej tyre kanë qenë edhe fatale.

Kështu thuhet në statistikat e përgjithshme të policisë për 24- orët e fundit.

Ndërsa, janë shqiptuar mbi 1 mijë tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion, përkatësisht 1 mijë e 114 tiketa.

Sa i përket arrestimeve, Policia ka arrestuar 36 persona, prej tyre 13 në mbajtje.