Bushati: Komisioneri për të drejtat e njeriut vlerëson qeverinë

Bushati: Komisioneri për të drejtat e njeriut vlerëson qeverinë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati mori pjesë sot në Komitetin e Politikës dhe Demokracisë, në Këshillin e Europës.

“Gjatë punimeve të këtij komiteti kemi mundësinë të pyesim, dëgjojmë dhe mbështesim Komisioneren për të drejtat e njeriut Dunja  Mijatović në Misionin e saj te vyer për Këshillin e Europës dhe vendet tona. Në diskutimin tim e falënderova dhe vlerësova Komisioneren që vizitën e parë -menjëherë pas zgjedhjes së saj- e kreu në Shqipëri këtë Maj”, shprehet Bushati.

Deputeti Bushati thekson se “raporti i saj për të Drejtat e fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri na ndihmon shumë në përpjekjen, betejën tonë për një Shoqëri të Drejtë që kujdeset për qytetarët”.

Maxhoranca jonë e majtë, vijon Bushati, ka ndërmarrë një grup masash të koordinuar për të adresuar sfidën tonë të përbashkët për Progres dhe Drejtësi si një shoqëri në zhvillim.

“Komisonerja Mijatović vlerësoi veçanërisht disponibilitetin dhe mënyrën e hapur me të cilën u mirëprit nga Kryeministri Edi Rama dhe të tërë autoritetet përkatëse në vizitën e saj disa ditore në Tiranë dhe në Shkodër”, thotë Bushati.