Një Brexit pa marrëveshje mund të godasë kompanitë gjermane

Një Brexit pa marrëveshje mund të godasë kompanitë gjermane

Sipas një hulumtimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë (IW) me qendër në Këln, largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian do të ndikojë negativisht në masë të madhe kryesisht ndaj kompanive gjermane.

Në rezultatet e studimit thuhet se tarifat e reja dhe pengesat e jashtme të tarifave mund të shkaktojnë një barrë prej miliarda eurosh për kompanitë dhe mund të dëmtojnë seriozisht tregtinë kryesisht për kompanitë gjermane.

Bëhet e ditur se Mbretëria e Bashkuar do të largohet në mars 2019 nga BE-ja dhe se kjo është një situatë që tashmë është e pritshme. "Por, ende është e paqartë se si duhet të organizohet Brexit-i. Deri më tani nuk ka patur ndonjë marrëveshje. Nëse kjo vazhon kështu, britanikët do të braktisin BE-në pa një marrëveshje të tregtisë së lirë. Si rezultat, ekonomia në të dy anët e kanalit do të jetë subjekt i kostove të larta pasi që do të kërkohen detyrime doganore", thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se duke marrë parasysh modelet e tregtisë dypalëshe dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, për eksportet e BE-së në Mbretërinë e Bashkuar mund të vendoset tarfië doganore prej 2.8 për qind dhe për eksportet e Britanisë së Madhe në vendet e BE-së mund të vendoset një taksë doganore prej 6 për qind.

"Nga kjo situatë eksportet e Gjermanisë në Britani mund të preken nga një mesatare prej 4.3 për qind. Me një vëllim tregtar të fiksuar, kompanitë e BE-së mund të pësojnë humbje më shumë se 10 miliardë euro në vit. Edhe kompanitë britanike gjithashtu mund të humbasin rreth 5 miliardë euro", thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera thuhet se kompanitë gjermane mund të paguajnë më shumë se 3 miliardë euro në detyrime doganore dhe se do të ketë një kosto shtesë për më shumë se 1 miliard euro për secilën nga kompanitë belge dhe holandeze.

Zëvendësdrejtori i IW-së në Këln, Markos Jung lidhur me çështjen tha se "Ky skenar i frikshëm duhet të drejtojë politikën drejt veprimeve konstruktive".

Sipas tij, afërsisht 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Gjermanisë është e lidhur drejtpërdrejt dhe tërthorazi me tregtinë me Mbretërinë e Bashkuar. "Mbretëria e Bashkuar është partneri i tretë më i rëndësishëm tregtar për kompanitë gjermane. Kjo mund të ndryshojë në mënyrë dramatike në të ardhmen e parashikueshme", tha Markos.