Alonso mesazh Realit: Jam i lumtur te Chelsea

Alonso mesazh Realit: Jam i lumtur te Chelsea

Mesfushori i Chelseas, Marcos Alonso ka mbyllur mundësinë e rikthimit në Real Madrid.

“Los Blancos” provuan verën që lamë pas, ta rikthejnë Alonson, por lojtari vendosi të qëndrojë tek ‘Blutë’ e Londrës, transmeton Gazeta Alo.

Megjithatë, madrilenët nuk kanë hequr dorë nga spanjolli, të cilin synojnë ta blejnë në afatin e ardhshëm kalimtar.

Por vet lojtari ka mohuar largimin nga Chelsea. “Ajo që mund të them është se jam shumë i qetë dhe shumë i lumtur në Chelsea”, ka thënë Alonos.

“Bisedimet për rinovimin e kontratës tashmë janë avancuar”.

“Nëse gjithçka shkon mirë, unë mendoj se do të rinovoj kontratën para fundit të këtij muaji”, theksoi spanjolli.