Ismail Kadare për Fatos Arapin: Humbje e madhe për letërsinë shqiptare

Ismail Kadare për Fatos Arapin: Humbje e madhe për letërsinë shqiptare

Për ndarjen nga jeta të poetit të njohur shqiptar Fatos Arapi ka reaguar edhe shkrimtari Ismail Kadare.

Për shkrimtarin e njohur ikja e Arapit është një humbje e madhe për letërsinë shqipe. Dëshmia e tij, sipas Kadaresë do të mbetet e veçantë në kronikën e letërsisë shqipe. 

KADARE PËR FATOS ARAPIN: 

SHKRIMTAR I RËNDËSISHËM ME NJË JETË DHE KRIJIMTARI DRAMATIKE

Pas ikjes së Dritëro Agollit, letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.

Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI.

Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe.

- Ismail Kadare