Krusha: Buxheti mbetet sfidë, angazhohem për risi në teatrin “Dodona”

Krusha: Buxheti mbetet sfidë, angazhohem për risi në teatrin “Dodona”

Producenti dhe skenaristi, Visar Krusha, para pak ditësh është emëruar udhëheqës i teatrit të qytetit “Dodona” në Prishtinë. Atë e presin goxha shumë sfida, që mes tjerash janë ansambli rezident, buxheti dhe disa probleme me objektin.

Krusha i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, fillimisht tha se tani po merret me proces të vlerësimit të asaj që e pret, pra sfidat me të cilat po përballet e ato që do të vijnë. Ai thotë se është i vetëdijshëm për mungesën e fondit të pamjaftueshëm për këtë teatër, por se do të angazhohet për të arritur sukses.

“Do të angazhohem për avancimin me tema, shfaqje për fëmijë, por synoj edhe sjelljen e novacioneve për të rritur, në teatrin e qytetit “Dodona”, tha Krusha.

Por gjitha këto, sipas tij, do të varën edhe nga fondi që do të ketë në disponim. Ai thotë se do të angazhohet që teatrin Dodona ta fus në rangun e teatrove ndërkombëtar.