Librat për Skënderbeun ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Librat për Skënderbeun ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", është hapur ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Drejtori i bibliotekës kombëtare,Fazli Gajraku, vlerësoi se ekspozita e sotme është ndër më të rrallët që mund të gjenden ndonjëherë.

"Sa herë i referohemi librit më të vjetër, i referohemi autorit pa dyshim, në këtë rast koleksionistes. Qytetarët e Kosovës kanë mundësi të shohin librat më të rrallë që janë parë ndonjëherë", tha ai.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka tha se ndjehet i lumtur që 37 botime të vjetra do të jenë të ekspozuara.

Ai tha se Kosova do të jetë e përkushtuar që të ruaj miqtë gjithmonë.

Koleksionistja Patricia Nugiee,e cila ka filluar koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet më parë, u shpreh e kënaqur me ekspozitën e ardhur në Prishtinë.

"Nuk do t'iu jap sot një mësim historie sepse nuk jam historiane. Për herë të parë dëgjova për Skënderbeun përmes një klienti kur punoja në një librari antike në Londër”,tha ai.

Ish-drejtori i bibliotekës kombëtare. Sali Bashota tha se është krenari për popullin shqiptarë grumbullimi i gjithë këtyre librave nga koleksionistja, Ptricia Nugiee.