Capelo: Icardi më mirë se Higuain

Capelo: Icardi më mirë se Higuain

Fabio Capelo, i ftuar në “Radio Anch’io Sport”, ka komentuar fitoren 1-0 të Italisë ndaj Polonisë, duke i thurur elozhe paraqitjes së kombëtares dhe hapave të parë të Roberto Mancinit si trajner.

“Janë në rrugën e duhur, ishte një ndeshje e bukur”.

Mbi të gjitha, Capelos i pëlqeu zgjedhja e Mancinit për të aktivizuar dy fantazistë në mes sepse “i jep më shumë siguri mbrojtjes. Barela ndryshon ritmin e lojës, çka i mungonte Italisë. Më kujton Tardelin”.

Ndërsa, mangësia sipas ish-trajnerit (aventura e fundit te Jiangsu Suning) është cinizmi përpara portës: “U krijuan shumë raste, por mungoi një sulmues me peshë. Mua më pëlqen Kutrone, një lojtar dinamik, që e nuhat mirë golin”.

Parashikime derbi

Më parë fiton Milani titullin apo Monza ngjitet në Serinë A? “Milani ka ende nevojë për diçka për të mposhtur Juven dhe Monza, duke njohur Berluskonin e Galiain, në tre vite mund të rikthehet në A”.

Ndërsa, mbi derbin mes Interit e Milanit, Kapelo nuk është zhbalancuar: “Do varet shumë nga lojtari që do luajë pranë dy sulmuesve Higuain e Icardi. Në këtë mometn, Suso më duket i vështirë për t’u markuar dhe Gonzalo lëviz mirë: mbrojtja e Interit duhet të ketë kujdes”.

Milani, në fakt, është një skuadër në rritje dhe shumë e rrezikshme, sipas Capelos: “Me Interin do luajnë të barabartë, mund t’i krijojë probleme Spallettit”.

Edhe pse rendimenti i dobët i prapavijës kuqezi (10 gola të pësuar në 7 ndeshje kampionati) është shqetësues: “Përballë Icardit apo Perisicit mund të kenë probleme. Higuain apo Icardi? ‘Pipita’-n e kam stërvitur (te Reali), është rritur shumë në lojë. Gjithmonë kam qenë fans i Mauros, lojtarit klasik të zonës së rreptësisë. Edhe kur e kritikonin të gjithë, thosha se te Reali do e merrja menjëherë. Nga 4 topa që i shërbejnë në zonë, 3 arrin t’i godasë. Higuain lëviz më mirë në tërësi, por mbrojtësit e Interit janë më të përgatitur”.

Kampionati

Në fund, një ndalesë te kampionati: “Nuk e shoh të mundur që Juventusi ta humbasë titullin: e shoh favorite pa konkurrentë. Milani? Gatusso po përcjell mentalitetin e duhur, më pëlqen shumë si luajnë kuqezinjtë. Leo dhe Maldini janë pjesë kyçe të projektit”.