“Streha mes reve”, filmi më i ri nga Robert Budina

“Streha mes reve”, filmi më i ri nga Robert Budina

“Streha mes reve” është film i fundit nga regjisori dhe producentit Robert Budina. I frymëzuar nga natyra e Valbonës dhe vlerat më të larta të shqiptarëve, filmi do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Talin.

 “Streha mes reve”, filmi më i fundit i regjisorit dhe producentit të mirënjohur Robert Budina, do të përfaqësojë kinemanë shqiptare në Festivalin e Filmit në Talin.

I frymëzuar nga historia e një bariu që jeton në Valbonën e mrekullueshme, bashkëjetesa fetare dhe marrëdhëniet familjare përfshihen si një krijim universal me mesazhe që vlejnë në çdo kohë dhe vend.

Robert Budina: Unë doja të bëja dicka, individi në qendër, sesi zbërthehet marrëdhënia e tij në familje, besimi në zot, dashuri dhe si e kalon ai këtë kalvar. Është një lloj preludi që i bëhet natyrës së Shqipërisë. Valbona është një prej tyre, gjithë Shqipëria është një perlë për tu zbuluar.

“Streha mes reve” është një produksion shqiptaro-gjerman me kast të përzgjedhur aktorësh, duke nisur nga aktori i njohur ndërkombëtarisht Arben Bajraktaraj, Bruno Shllaku, Irena Cahani e të tjerë.

Rrugëtimi ndërkombëtar i filmit do të nisë në Festivalin e Talinit dhe më pas do të shfaqet në shumë vende të botës si Gjermani, Kinë dhe Amerikë./OraNews/