Tetori rozë- Mjekët e Lezhës apel për kontroll të gjirit

Tetori rozë- Mjekët e Lezhës apel për kontroll të gjirit

Mjekët e spitalit të Lezhës apelojnë për më shumë sensibilizim për kontrollin në kohë të kancerit të gjirit.

Në kuadër të tetorit rozë, të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar apelin që mjekët e spitalit rajonal të Lezhës, kanë bërë për qytetarët.

“Është një thirrje për ndërgjegjësim, ta duam jetën, kryeni ekzaminimin perioodik të gjirit”, -thotë një nga mjekët. Po kështu, edhe mjekja tjetër apelon për kujdes ndaj vetes, për të gjitha gratë duke e parandaluar përmes kontrolleve periodike të gjirit.