Zbulohen specifikat kryesore dhe çmimi i OnePlus 6T

Zbulohen specifikat kryesore dhe çmimi i OnePlus 6T

Një rrjedhje e re është shfaqur sot në internet që pretendon të zbulojë çmimin e OnePlus 6T së bashku me konfiguracionet. Telefoni i ardhshëm duket se ka një çmim më të lartë bazë se paraardhësit e tij dhe do të jetë në dispozicion në tre konfigurime.

Megjithatë, OnePlus nuk ka konfirmuar zyrtarisht detajet e çmimeve për këtë pajisje.

Rrjedhja vjen nga India, me çmimet lokale për pajisjen. Një konvertim i thjeshtë na jep një ide të përafërt të intervalit të çmimeve që presim për këtë pajisje. Modeli bazë mund të fillojë në mbi 510 dollarë, dhe çmimi mund të shkojë deri në 610 dollarë për modelin më të lartë.

Të tre modelet që mund të ofrohen për këtë pajisje do të shfaqin 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse, 8GB RAM dhe 128GB si dhe 8GB RAM dhe 256GB.

Çmimet janë më të larta se modelet paraardhëse OnePlus 6T, për shkak të një strategjie të re të shpërndarjes nga kompania, përveç kostos së përmirësimeve të teknologjisë.

OnePlus 6T është pajisja e parë e kompanisë për t’u dërguar me një sensor me gjurmë gishtash, të bazuar në ekran.

Kompania e ka konfirmuar këtë lajm tashmë. Gjithashtu, telefoni nuk do të shfaqë një port për kufje 3.5mm.

OnePlus ka konfirmuar edhe se pajisja do të vijë me Android Pie, versionin e ri të sistemit operativ. Telefoni i ri do të zyrtarizohet më 31 tetor.