Receta e biskotave integrale të mbushura me mollë

Receta e biskotave integrale të mbushura me mollë

Përgadisni biskota të shishëm për kohë të shkurtë

Përbërësit:

1 mollë e vogël 
2 lugë rrush të thatë 
1 lugë fara pishe ose arra të thërrmuara 
1 lugë gjelle sheqer 
1/3 lugë kafeje kanellë ose sipas dëshirës

Përbërësit për brumin:

200g miell integral 
100g sheqer kafe 
80g gjalpë i butë në temperaturë ambient 
1 vezë 
1/2 lugë kafeje sodë buke 
një majë thike kripë 
lëkura e grirë e një limoni ose një bustinë vanilje

Përgatitja e mbushjes: 

Mollën e qëruar e presim në kubikë të vegjël, e përziejmë me farat e pishës, sheqerin, kanellën dhe më pas i lëmë mënjanë të marrin aromat e njëra tjetrës.

Përgatisim brumin: në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e brumit dhe e punojmë me dorë derisa të bëhet elastik dhe nëse është nevoja shtojmë disa pika ujë.

E hapim brumin me petës me pak miell, i japim forma sipas dëshirës, mbushim gjysmat e tyre më pak nga mbushja, vendosim sipër format që kishim lënë mënjanë, i shtypim anash me pirun që të mos dalë mbushja dhe i vëmë në tavë të veshur më parë me letër furre.

I pjekim në furrë të ngrohur më parë me 180° për 25 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.