Pacolli për ushtrinë: Kur është në pyetje Kosova,të gjithë jemi bashkë

Pacolli për ushtrinë: Kur është në pyetje Kosova,të gjithë jemi bashkë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur miratimin e projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës.

Kreu i AKR-së, Pacolli ka shkruar se kur është në pyetje Kosova, të gjithë bëhen bashkë.

‘Urime Kosovë’ shkroi  Pacolli në Facebook.

Më poshtë postimi i Pacollit:

Urime Kosovë. Shteti ynë shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet.

Uniteti politik që u reflektua sot në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë.

Ne jemi bashkë kur është në pyetje Kosova.