Kështu duket “dhoma e luftës” në Facebook

Kështu duket “dhoma e luftës” në Facebook

Brenda një dhome konferencash, pa dritare në selinë zvicerane të Facebook-ut, disa dhjetëra punonjës rrijnë në atë që është bërë zemra e përpjekjeve të gjera të kompanisë për të luftuar ndërhyrjen e zgjedhjeve.

Kjo zyre njihet si “dhoma e luftës” në të cilën luftohet 24 orë që Facebook mos të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve elektorale kudo në botë.

Vëmendja e këtyre punëtorëve aktualisht është në Brazil, aty ku janë duke u mbajtur zgjedhjet.

20 përfaqësues të kategorive të ndryshme punojnë 24 orë që të luftojnë ndikimin e rrjetit të tyre në fushatë apo zgjedhje.

Stafi i dhomës së luftës vazhdimisht monitoron aktivitetin e lidhur me zgjedhjet në Facebook, si dhe tendencat virale në platforma të tjera si Reddit dhe Twitter (duke përdorur CrowdTangle, një mjet analitik në pronësi të Facebook).