Veseli: Kosovë, e gëzofsh Ushtrinë

Veseli: Kosovë, e gëzofsh Ushtrinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas votimit të tri projektligje për FSK-në.

Veseli e ka uruar Kosovën për ushtrinë me këto fjalë:

“KOSOVË, E GËZOFSH USHTRINË”, ka thënë Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Miratimi i projektligjeve nga Kuvendi e bën Kosovën me Ushtri

Kujtojmë, se Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka shqyrtuar tri projektligje për FSK-në.

Fillimisht me shumicë votash është miratuar në lexim të parë projektligji për ministrinë e Mbrojtjes me 101 vota pro.

Me 98 vota pro, Kuvendi miratoi në lexim të parë projektligjin për krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, deputetët e Kuvendit me 96 vota pro miratuan shqyrtimin e parë të projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.