Turqia kërkon trupin e Khashoggit në pyjet përreth Stambollit

Turqia kërkon trupin e Khashoggit në pyjet përreth Stambollit

Policia turke po kërkon në një pyll në periferi të Stambollit dhe një qytet pranë Detit të Marmarës, për pjesë të trupit të një gazetari disident saudit, i cili u zhduk dy javë më parë pas hyrjes në konsullatën arabe në.

Hetuesit gjithashtu kanë gjetur “shumë mostra” nga kërkimet e tyre në konsullatën arabe dhe rezidencën e konsullit saudit në Stamboll dhe tani do të përpiqen të analizojnë ato për gjurmët e ADN-së së gazetarit Jamal Khashoggi.

Zyrtarët tura kanë akuzuar se gazetari është vrarë dhe zhdukur brenda zyrës konsullore arabe, por autoritetet saudite kanë mohuar fuqimisht këto pretendime, deri tani.

Ngjarja ka bërë bujë të madhe, teksa shumë zyrtarë dhe bankierë të fuqishëm perëndimorë kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga një konferencë investimesh, e planifikuar për t’u mbajtur në Arabi këtë javë, transmeton TCH.

Shumë shtete, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngajrjes, ndërsa kanë paralajmëruar për sanksione ndaj Arabisë, nëse provohet përfshirja e saj në ngjarje.