INSTAT: Paga mesatare në Shqipëri u rrit me 2.5%

INSTAT: Paga mesatare në Shqipëri u rrit me 2.5%

Paga mesatare në ekonomi u rrit me 2.5% në tremujorin e dytë të 2018 në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, bëri të ditur INSTAT.

Sipas INSTAT, paga mesatare mujore arriti në 50,392 lekë në prill-qershor 2018 nga 49,150 lekë që ishte në të njëjtin tremujor të 2017. Në po këtë nivel, paga mesatare në ekonomi është rritur edhe në krahasim me tremujorin e parë.

Sektorët që kryesojnë rritjen më të lartë të pagës mesatare në tremujorin e dytë 2018 janë ndërtimi, shërbimet, hoteleria dhe turizmi.

Bankat dhe shoqëritë e sigurimit kanë pagat më të larta. Pastaj vjen edhe administrata.

Përllogaritjet e INSTAT në lidhje me pagat mesatare në vend i referohen listëpagesave në tatime si për punonjësit në sektorin privat dhe ata në sektorin shtetëror.

Krahas rritjes së pagave statistikat zyrtare shënojnë rritje edhe të punësimit.

Punësimi në Shqipëri është përmirësuar me ritme progresive. Banka e Botërore zhvilloi një anketë për shpërndarjen e vendeve të reja të punës gjatë viteve të fundit dhe gjeti se rritja e punësimit në Shqipëri është rritur duke krijuar 114,000 vende pune të reja.