‘Halloween’ pritet t’i fitojë 10 milionë dollarë në natën e premierës

‘Halloween’ pritet t’i fitojë 10 milionë dollarë në natën e premierës

Në vlerësimet e mbrëmjes së premierës, burimet e industrisë janë duke u vlerësuar filmin horror ‘Halloween’ në rreth 10 milionë dollarë, e cila ndoshta është parapremiera e dytë më e mirë për një film horror, pas filmit ‘It’ që mblodhi 13.5 milionë dollarë nga 3.500 kinema, më 7 shtator 2017.

Shfaqja e filmit filloi në orën 19:00. Është dëgjuar se vazhdimi filmik me regji nga David Gordon Green, fillimisht ishte rreth 8 milionë dollarë dhe pas orës 21:00 arriti deri në 10 milionë dollarë, raporton Deadline.

Mirëpo, edhe nëse Halloween përfundon me 8 ose 9 milionë në mëngjes, kjo është e mahnitshme për një film horror duke pasur parasysh se filmi ‘The Nun’ mblodhi vetëm 5.4 milionë dollarë, transmeton RTKlive.

Ndërsa, filmi më i mirë horror pas premierës së ‘It’, deri tani është ‘Paranormal Activity 3’ i cili mblodhi 8 milionë dollarë më 21 tetor 2011.