Zgjedhjet në Kandahar shtyhen pas vrasjes së komandantit politik

Zgjedhjet në Kandahar shtyhen pas vrasjes së komandantit politik

Zgjedhjet parlamentare në provicën Kandahar të Afganistanit, të parapara të mbahen më 20 tetor, do të shtyhen për një javë, për shkak të vrasjes së komandantit të policisë atje, bëri të ditur një zëdhënës i presidentit afgan, Ashraf Ghani.

Lajmin e konfirmoi edhe Hafizullah Hashimi, zëdhënës i Komisionit të Pavarur Zgjedhor.

Abdul Razeq, një nga komandantët më të fuqishëm të Afganistanit, me reputacionin e armikut të talibanëve, vdiq të enjten si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me armë zjarri, në një takim të zyrtarëve të sigurisë në Kandahar.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Komandanti i lartë amerikan në Afganistan, gjenerali Scott Miller, ishte po ashtu në takim, por ai nuk u plagos.