Dua publikon bashkëpunimin me grupin korean

Dua publikon bashkëpunimin me grupin korean

Dua Lipa duket se nuk ka të ndalur së sjelli projekte të reja muzikore në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja jonë po vazhdon të korr suksese në karrierën muzikore dhe duket se një të radhës sapo e ka sjell.

Zeshkania ka publikuar këngën më të re që ka bashkëpunuar me grupin muzikor koreano-jugor, “Blackping”.

“Kiss and Make Up” është e realizuar në gjuhën angleze dhe në atë koreane, e cila gjë bën që 23-vjeçarja të përforcoj pozitat edhe në tregun korean.

Por, kënga për momentin nuk është shoqëruar me ndonjë video dhe është sjell vetëm në versionin audio.

Dua Lipa ka një dhuratë për fansat besnik

Madje, këtë bashkëpunim Lipa e kaq përfshirë në albumin më të ri muzikor dhe është hera e parë që katër anëtaret e “Blackpink” janë pjesë e ndonjë albumi të artistëve ndërkombëtarë.

Ndryshe, Dua është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.