Receta më e thjeshtë e kekut me kakao

Receta më e thjeshtë e kekut me kakao

Kekun me kakao mund ta përgatisni për kohë të shkurtë, dhe është shumë i shishëm.

Përbërësit:

200g miell orizi
2 vezë (veç të bardhat nga të verdhat)
200g sheqer
50g kakao e hidhur
160ml ujë i valuar
80ml vaj luledielli
1 portokall bio (lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur)
10g sodë për ëmbëlsira
një majë thike kripë

Përgatitja:

Ndezim furrën me 180° C

Në një tas hedhim ujin e valuar dhe kakaon dhe i përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë që të mos na krijohen kokrra. E lëmë mënjanë të ftohet plotësisht.

Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin me rrahësin e vezëve me dorë derisa të bëhen si shkumë, shtojmë pjesë-pjesë vajin, kripën dhe ujin e nxehtë me kakaon, lëkurën e portokallit dhe lëngun e tij. Hedhim me sitë miellin e orizit dhe sodën. Përziejmë tani me spatula dhe e lëmë mënjanë.

Rrahim të bardhat e vezëve me rrahësin elektrik deri sa të bëhen marengë dhe më pas i shtojmë te brumi pjesë-pjesë duke i përzier me spatul me lëvizje nga poshtë lart. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi dhe e pjekim në furrë për 40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve, ajo të dalë e pastër.