VIDEO-Është vënë gurthemeli i Qendrës së Banimit Social në Malishevë

VIDEO-Është vënë gurthemeli i Qendrës së Banimit Social në Malishevë

Sot është vënë gurthemeli i Qendrës së Banimit Social në Malishevë, bashkëfinancim i Ministrisë së Punës dhe Komunës së Malishevës. Me këtë rast zv.kryeministri Limaj tha se ky është lajm i mirë për qytetarët e Malishevës. Në këtë qendër pritet të vendosen mbi 40 familje.

Në Malishevë është vënë gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së Banimit Social i cili do t`i strehojë rreth 40 familje në nevojë.

Kjo ndërtesë është projekt i komunës së Malishevës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kjo e fundit ka investuar 600 mijë euro.