Forcat Speciale krenaria e Shqipërisë 

Forcat Speciale krenaria e Shqipërisë 

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në 20 vjetorin e Forcave Speciale Shqiptare, ka thënë se djemtë e kësaj trupe janë krenaria e Forcave të Armatosura dhe heronj të heshtur për të cilët flet historia.

Ajo ka shkruar në Facebook se Kjo trupë është një aset kombëtar dhe krenaria e Shqipërisë.

“20 vjet duken pak, por nuk është pak ajo çfarë Forcat Speciale i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin historisë së Forcave tona të Armatosura dhe vendit tonë. Kjo trupë është një aset kombëtar dhe këta djem janë krenaria e Forcave tona të Armatosura, krenaria e vendit tonë. Janë heronj të heshtur për të cilët flet vetë historia. Falë tyre flamuri ynë është valëvitur krenar, përkrah flamujve të aleatëve tanë, në teatrot më të vështira të operacioneve, që nga Mosuli i largët deri tek Kandahari i frikshëm. Janë vërtet specialë dhe vendi do t’u jetë përherë mirënjohës për çfarë kani bërë dhe vijojnë të bëjnë”, ka shkruar ajo.

Xhaçka ka premtuar se Forcat Speciale do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen e Qeverisë, pasi këta djemë duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë dhe kjo forcë të modernizohet më tej.