Autostrada lë banorët e Paldenicës me rrugë të bllokuar

Autostrada lë banorët e Paldenicës me rrugë të bllokuar

Megjithëse hairin e ndërtimit të autostradës "Arbën Xhaferi", do të ia shohin shumë banorë të Kosovës, banorëve të fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit, kjo rrugë u ka nxjerrë shumë probleme, sidomos tek vendi i quajtur "Dheu i Bardhë", ku kompania ‘Bechtel- Enka’, u ka bllokuar rrugën.

Benjamin Thaçi banor në këtë anë i ka thënë RTK-së, se bllokimi hermetik i rrugës tek "Dheu i Bardhë" në Paldenicë të Hanit të Elezit nga kompania ‘Bechtel- Enka’ e cila po e ndërton autostradën "Arbën Xhaferi", u ka nxjerrë shumë probleme.

“Edhe pse në fillim kur është bllokuar rruga na është premtuar se bllokimi do të jetë i përkohshëm dhe se rruga do të hapet përsëri, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur edhe pse së fundmi kemi marrë përsëri premtime nga Ministria e Infrastrukturës dhe vet ministri Palë Lekaj se do të zgjidhet ky problem por nuk po ndodh një gjë e tillë ende”, tha ai.

Sipas tij për këtë problem banorët kanë bërë dhjetëra protesta paqësore dhe aksione simbolike për mos bllokimin e rrugës.

Kurse zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës Rexhep Kadriu, ka thënë për RTKlive, se është pak problematike të bëhet ndonjë ndërhyrje tek vendi i quajtur "Dheu i Bardhë’.

Image result for rexhep kadriu minsitria

‘Banorët edhe më parë kanë protestuar në këtë vend, ne së bashku me kompaninë ‘Bechtel- Enka’ e cila po e ndërton autostradën "Arbën Xhaferi’, po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë që të bëjmë ndonjë zgjidhje për banorët. Ata po kërkojnë të ketë nënkalim dhe ky është pak problem”, tha Kadriu.

Autor: RTKlive