Muffins me kokos

Muffins me kokos

Kombinimi i bananeve me kokos, këtyre muffinsëve u jep një shije të vecantë.

Përbërësit:

250 gr miell

100 gr sheqer

75 gr gjalpë

50 gr kokos

150 ml jogurt

1 pluhur pjekurinash

2 lugë kakao

½ lugë e vogël kanellë

2 banane

3 vezë

Udhëzimet:

Miellin bëjeni bashkë me pluhurin për pjekurina, kokosin dhe kanellën.

Vezët rrahini me sheqer e shtojuni jogurtin dhe gjalpën e shkrirë.

Shtoni edhe miellin e kakaon e trazojini mirë të gjitha.

Bananet shtypini me pirun e shtojini tek brumi.

Muffins të përgatitur kështu piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë për 25 minuta.